Konferenca e Parë Studentore e Anestezi-Reanimacionit është një organizim i përbashkët i Shoqatës së Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë, Katedrës së Anestezi-Reanimacionit dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Kjo konferencë ka për qëllim të sjellë risitë më të fundit në fushën e anestezi-reanimacionit, të analizojë problematikat aktuale dhe të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në këtë disiplinë.
Në këtë aktivitet do të referojnë studentët më të spikatur të vitit të katërt të programit “Mjekësi e Përgjithshme”, gjatë ciklit të Anestezi-Reanimacionit. Çdo student do të udhëhiqet dhe mbështetet nga pedagogët e Katedrës së Anestezi-Reanimacionit, duke garantuar një nivel të lartë profesional dhe shkencor të prezantimeve.
Qëllimi ynë është që kjo konferencë të shndërrohet në një traditë të përvitshme, duke krijuar një platformë të qëndrueshme për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve. Nga konsultimet e zhvilluara me studentët gjatë ciklit të anestezisë, kjo nismë është pritur me shumë entuziazëm dhe mbështetje.
ASAI is a non-political and non-profit medical organization. ASAI aims to increase awareness and influence the re-dimensioning of the social, medical and scientific progress of the entire Albanian society.